Mark Babani ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i bashkisë së Vau të Dejës. Betimin e bëri pas konstituimit të këshillit të ri të bashkisë, mbledhje që u zhvillua në Qendrën Shëndetësore të qytetit, pak metër larg bashkisë.
Më pas, kryetari i ri sëbashku me këshilltarët e përzgjedhur i’u drejtuan ambienteve të bashkisë duke marrë normalisht dhe pa asnjë incident detyrën.
Drejtuesit demokrat që drejtonin deri me sot bashkinë, ishin larguar nga puna duke shmangur ballafaqimin me socialistet.
Ne ceremoni ishte edhe fituesi i zgjedhjeve të shkodrës Valdrin Pjetri, i cili u përgjigj edhe per akuzat që ka bërë ndaj tij Partia Demokratike se është arrestuar dhe dëbuar nga Italia.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës reagon ndaj akuzave të PD: I hapur për çdo verifikim
“Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Jam mëse i hapur për çdo verifikim. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën për të punuar për shkodranët”, tha ai.
Top Channel