“T’i ofrosh biznes vajzës, e të mendosh se e ke mirë me Trump është naive”, politologia nga Harvard-i në ‘Top Story’: Lëvizje e zgjuar nga Rama, por me kosto 22/01 22:47
Është hapur me forcë nga militantë të Partisë Socialiste dera e bashkisë Kamëz. Edhe pse ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu kishte deklaruar se nuk do të dilte nga zyra, me të mbaruar orari zyrtar i punës, socialistët janë shfaqur përpara bashkisë dhe kanë arritur të hapin derën.
Jashtë ambienteve të bashkisë nuk ka patur punonjës të administratës apo militantë të Partisë Demokratike, e në këtë mënyrë janë shmangur incidentet.
Pritet që në bashki të mbërrijë edhe Rakip Suli, kryebashkiaku i ri i Kamzës.
Top Channel