Ministria e Financave ka lajmëruar se duke filluar nga viti i ardhshëm do të vihen në funksion një sistem i ri elektronik i cili do të raportojë në kohë reale tek tatimet shitjet e biznesit.

Projektligji është në fazat e fundit dhe në vjeshtë do të kalojë për diskutime në Kuvend. Jo të gjitha kasat duhet të zëvendësohen pasi disa mund të përshtaten me teknologjinë e re thotë Elton Haxhi zv.ministër i Financave, ndërkohë që mund të përdoren dhe aplikacione përmes kompjuterave apo telefonave smart.

“Sistemi i ri nuk e përjashton kasën ëshë një zgjidhje teknologjike e cila i mundëson kompanive të kasave aktuale që të përditësojnë software e tyre në mënyrë që të komunikojnë me sistemin e ri, pra nuk përjashtohet kjo mundësi ashtu siç nuk përjashtohet edhe mundësia që operator të tjerë të zgjidhjeve software-ike të hyjnë në treg me një produkt tjetër i cili do të bëj të mundur komunikimin midis tatimpaguesit dhe sistemit të ri fiskal”, thotë Haxhi.

Sistemi i ri i do të nisë të zbatohet në janar të 2020 për shitjet e biznesit tek qytetarët, ndërsa një vit më vonë do të përfshihen edhe transaksionet mes bizneseve. Në çdo rast kuponat fiskalë dhe faturat tatimore do të printohen.

“Patjetër që do printojnë kupon. Kuponi do ketë të gjithë elementët e sigurisë që përcakton projektligji të cilët do të vërtettojën që ky kupon është i fiskalizuar dhe ky është synimi që edhe në fazën e dyte faturat që në fillim të jenë të printuara por ne kemi parashikuar dhe faturat elektronike do kenë një kodifikim i cili do vërtetoj që është i fiskalizuar”, tha ai.

Sipas qeverise sistemi i ri i raportimit të shitjeve pritet të ulë evazionin fiskal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA