Teatri Kombëtar/ Rama me fjalët e Gëzim Kames: Që në ’46 ka qenë si barakë. Të mos pengohet ndërtimi i një të riu

06/08/2019 17:03

Kryeministri Edi Rama vazhdon të publikojë në rrjete sociale qëndrime të personazheve të ndryshme për sa i përket çështjes së sportit. Kësaj radhe ia ka publikuar në faqen e tij në Facebook qëndrimin e regjisorit Gëzim Kame.

“Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden”, shkruan Rama.

Statusi i Ramës

Gëzim Kame, regjizor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku. Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden.

GËZIM KAME

Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri! Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë si barakë. Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA