Reagimet nga PS për Kodin Penal/ Zëdhënësi i Metës: Nuk ia prishin dot pushimet malore Presidentit

06/08/2019 20:48

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka reaguar për kthimin nga ana e Ilir Metës për ndryshimet në Kodin Penal si dhe për kundër reagimin e socialistit Taulant Balla për këtë gjë.

Blushi sqaron se Presidenti “i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t’u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas’.

Ai ironizon më tej Ballën kur thotë se: “Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër’.

  Meta ktheu ndryshimet në Kodin Penal/ Balla: Presidenti ende në detyrë krah dhunuesve

“Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë”, e mbyll ai nën fund.

Reagimi

Që t’i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve.

Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t’u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.

Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret.

Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër.

Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë.

Ndërsa përsa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA