Nga Anila Hoxha
Ideja dhe premtimi për të ngritur një njësi super speciale që do të arrestojë të fortët e rrugëve dhe lagjeve më gëzoi tej mase.
Mendova “hajt për hajër!”. Por thashë me vete po bëj nja dy kërkime.
Fillimisht në Google del ligji shqiptar për forcat speciale / RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat ekzistojnë, por që një pjesë e tyre janë katandisur prej vitesh nga një shfrytëzim i tillë që nga ngritja e makinetave vite më parë e deri tek ngritja në krahë e çadrave të plazhit. FNSH boll po shfrytëzohet për ç’të mundet, sikurse edhe forcave të rendit që shikon nga qielli së mos ndonjëri ndërron pllakat e banjës pa leje apo vendos çadër pa leje; të shpresojmë së një ditë me këto fushata policore për të cilat asnjë drejtues nuk reagon, do ta thërrasim policinë t’na hekurosë rrobat.
Rroftë policia që duam! Po lë të merremi me repartin “RENEA” dhe kompetencat që ligji ja ka dhënë dhe që jo më kot konsiderohet si struktura më elitare për kapjen e të fortëve. Forcat speciale që ekzistojnë prej vitesh ligji na thotë së kryejnë këto detyra:
Pa as më të voglin dyshim jam pro kapjes së të fortëve të çdo lloji për sa kohë ata shkelin ligji. Pra, jam pro edhe për super specialët. Por përse kjo strukturë, kur policia ka forca speciale dhe reparte elitare; kemi agjentë krimesh, drejtori të hetimit të krimeve të rënda, grupe operacionale speciale, agjentë të infiltruar.
A është kryer ndonjë studim i mirëfilltë që të analizojë shkaqet apo të lërë të nënkuptohet se këto reparte kanë dështuar? A ka një propozim të tillë në letër nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ? Në varësi të cilit departament do jetë kjo njësi super speciale? Sa është numri i tyre, çfarë aftësish ndryshe kanë nga “RENEA” dhe nga “FNSH” dhe çdo polic që bën pjesë në organizatën e policisë?
Ajo që dihet jo zyrtarisht është së pak ditë më parë gati 40 ish-ushtarakë u trajnuan dhe u certifikuan nga RENEA si të aftë për të arrestuar të fortët e lagjeve.
Ata kanë kaluar tashmë në pritje të “urdhrit ” në Policinë e Shtetit. Por a nuk duhet që të kujtojmë se vite më parë u morën ushtarë dhe u stërvitën për të qenë pjesë e RENEA-s , por që u dështua me “sukses”.
Ku janë strategët e policisë, pse heshtin? Pse nuk tregojnë që kjo formulë nuk eci. A nuk duhet të mbahet parasysh së qysh në përgatitjen fillestare të një ushtaraku dhe një polici ka disa ndryshime:
2 . Polici ndërvepron me qytetarin
Dhe shumë të tjera…
Suksese specialëve të rinj! Uroj që ndonjërit prej jush mos t’i ndodhë që të numërojë monedhat në bankë për të plotësuar këstin e kredisë, përpara se të niset në ndonjë operacion të rrezikshëm!
Uroj që kur të mbushni moshën 55 vjeç mos të dalë ndonjë akt nën ligjor se ju duhet të dilni në pension të parakohshëm, siç po propozohet për policët aktualë. Por mbi të gjitha, ruani jetën ! EKSPERIMENTET do vazhdojnë që NGA dita e parë që vishni uniformën e policit. QOFSHIN PA DËME!!!
Top Channel