Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë sa i përket zgjedhjeve lokale të 13 tetorit, ku ende nuk ka zyrtarizuar pjesëmarrjen. Në reagimin e PD-së thuhet se “i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.”
PD ka paralajmëruar edhe anëtarët e PS në KQZ për përgjegjësi penale nëse nuk respektojnë Kushtetutën.
“Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër. PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, thuhet në deklaratë.
LSI, PR dhe PAA dorëzuan sot në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit, ndërkohë që PD ende nuk e ka qartësuar pozicionin e saj.
Basha përgjigje LSI-së: Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh
Top Channel