Rama vlerëson Veliaj: Ajo si e gjetëm dhe si e kemi Tiranën është vrastar për ata që e lanë në derexhe

30/07/2019 18:41

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës për katër vitet e para.

Në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut Veliaj, Rama tha se krahasimi me si u gjet Bashkia e Tiranës dhe qyteti dhe si është sot, është vrastar për ata që e lanë qytetin në derexhe për katër vite më parë.

“Bilanci i derikëtushëm i Bashkisë ëshë padiskutim pozitiv, por padiskutim nevojat janë shumë dhe pritshmëritë. Edhe pse koha ka shkuar, është e nevojshme të mos harrojmë se nga u nisëm katër vite më parë.

Krahasimi me si e gjetëm dhe si e kemi Tiranën,është vrastar për ata që e lanë Tiranën në derexhe katër vite më parë. Arsyeja është duke bërë këtë krahasim ne vijimësisht marrim kreditet e nevojshme të besimit të njerëzve për të bërë shumë më shumë”, tha Rama.

Kryeministri tha se Bashkia e Tiranën nën drejtimin e Veliajt ka performuar shumë herë më mirë sesa bashkia e drejtuar nga kreu aktual i opozitës, si në aspektin e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit ashtu edhe në mbledhjen e të ardhurave nga taksa e ndërtimit që paguajnë ndërtuesit.

“Më lejoni ta filloj nga të ashtuquajturit oligarkë, njerëzit e pasur të këtij vendi, disa emra syresh që përtypen dhe ripërtypen si tagjia e gojës së dëshpëruar të opozitës sonë kryesore, në përpjekjen e saj të pandërprerë që shpif e shpif e diçka do mbetet. Rëndom, ndërtimtaria është tabela e preferuar e baltëqitjes së tyre, ku sipas avazit të vjetër, çdo leje ndërtimi është një aferë dhe çdo kullë që ndërtohet është një skëterrë. Sa i paguanin të ashtuquajturit oligarkë, arkës së kryeqytetit deri dje, për një leje ndërtimi? 4% të çmimit të shitjes. Po sot? 8% të çmimit të shitjes. Pra kemi dyfishuar taksën ndaj atyre që përflitemi se u shërbejmë. Po sa ka kontribuar taksa e ndërtimit në buxhetin dhe në zhvillimin e kryeqytetit në kohën kur baltëqitësit e sotëm ishin administratorët e djeshëm të Tiranës? Shifra është interesante. Në vitin 2014 Lulzim Basha firmosi lejen për 680 mijë metra katrorë ndërtim dhe bashkia arkëtoi 11 milionë euro nga taksa e ndërtimit. Ndërsa pas largimit të tyre nga drejtimi i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj firmosiNga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në vitin 2018, Erion Veliaj firmosi leje për 550 mijë metra katrorë dhe Bashkia arkëtoi 52 milionë euro. Pra me 130 mijë metra katrorë më pak leje ndërtimi, kjo Bashki në një vit arkëtoi 5-fishin e taksave nga ndërtuesit, 5 herë më shumë se sa ajo e vjetra që natën e kalonte me shenjtanin dhe ditën gërhiste, duke bërë duvanë kaurit”, tha Rama.

Gjithashtu ai solli në vëmendje edhe politikat sociale të ndjekura nga bashkia gjatë këtyre 4 viteve të fundit të cilat sipas tij janë shumë herë më të prekshme nga qytetarët se sa gjatë kohës që këtë bashki e drejtonte Basha.

“Duke taksuar më shumë të pasurit në 4-vjeçarin tonë, janë dhënë 1000 kredi të buta për strehim, krahasuar me 0 kredi të buta, me 4-vjeçarin e baltëqitësve të sotëm. 830 bonuse qiraje, krahasuar me vetëm 89, pra 10 herë më shumë sesa në 4-vjecacarin e tyre. 120 banesa për komunitetin rom, krahasuar me 0 në 4-vjeçarin e tyre. Këto te kategoria e lidhur me banimin, por rritja e pakrahasueshme me kohën e tyre e volumit të investimeve në Tiranë në 4-vjeçarin e fundit, përveç se me mbështetjen serioze që qeveria i ka dhënë punëve të kryeqytetit, lidhet sigurisht edhe me taksimin e rritur për ata që kanë më shumë, si edhe padyshim me administrimin më të mirë të taksave të kryeqytetit në tërësi. Shifrat flasin vetë, faktet flasin vetë”, shtoi Rama.

Rama rikonfirmoi vullnetin e përbashkët të qeverisë dhe të bashkisë për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore.

“Piramida që do hapet , kampusi i ri universitar që do ndërtohet brenda këtij mandati të sapo nisur sot, teatri tjetër kombëtar për fëmijët pas këtij për të rriturit, kopshti I ri zoologjik, unaza e madhe ajo që shtrihet përtej unazës së re dhe lidhet me Bregun e Lumit, parku olimpik që duhet të plotësohet sheshi Nënë Tereza që do të këmbësohet dhe ndërtesa e re e akademisë së arteve. Nuk do shembin këtë që është, por pjesa plotësuese që asaj i ka ardhur fundi u ndërtua në komunizëm por nuk është më. Biblioteka kombëtare, rrjeti i ri i agroturizmit përreth”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA