Opozita ka nisur tentativat për të bllokuar konstituimin e këshillave bashkiakë në ato bashki të cilat i qeveriste deri përpara 30 Qershorit. Testi i parë, por pa sukses ishte Bashkia e Devollit.
Për të justifikuar mospjesëmarrjen në zgjedhjen dhe lënien në tavolinë maxhorancës së Edi Ramës, të bashkive që qeveriste vete eksponentë apo mbështetës të opozitës me tentativat bllokuese të bashkive po përfshihen në krime zgjedhore.
Pak ditë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit, Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme lëshoi një udhëzim për prokuroritë e rretheve ku kërkonte dhënien përparësi hetimeve për veprat penale që lidhen me zgjedhjet ditën e zgjedhjeve e më pas.
Prokuroritë në rrethe janë duke monitoruar situatën në ato qytetet ku është duke u tentuar bllokimi konstituimit të këshillave bashkiakë e moslejimi marrjes së detyrës nga kryebashkiatët e rinj. Ata ish-kryebashkiakë, të cilët nuk do të lirojnë zyrat priten të përballen me akuza në bazë të nenit 249 të kodit të procedurës penale.
Ky nen parashikon se: Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij, vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit public nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer një vit.
Tashmë mbetet në dëshirën e ish-kryebashkiakëve të djathtë të zgjedhin ose vijimin e të qëndruarit me forcë në zyrë me koston e rrezikimit të burgut ose të lënies së stafetës pasardhësve të tyre.
Top Channel