Këshilli bashkiak i Rrogozhinës u konstitua këtë të martë pa tensione. Ky këshill ka 21 anëtare, 20 nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe 1 nga Demokracia Sociale. Më pas është betuar kryetar i ri i bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla.
“Besoj se në 4 vjeçarin që na pret do të kemi shumë punë për të bërë. Do t’i arrijmë me Këshillin Bashkiak që kemi. Njerëzit që punojnë nuk do t’i ndërrojmë”, tha ai.
Por Beqir Nuredini, ish-kryetari i bashkisë nga radhët e PDIU, reagoi duke thënë se ky ishte një proces i paligjshëm. Nuk dua të përplasen qytetaret tha ai ndaj po protestoj paqësisht.
“Padiskutim unë nuk kam ndërmend që të përplasen njerëzit këtu, për aq kohë sa jam bashkëqytetar me ta dhe jetoj në një qytet. Prandaj kam vendosur që ta liroj paqësisht godinën”, tha ai.
Beqir Nuredini, është hetuar gjate mandatit të tij për një nga skandale më të mëdha të abuzimit me tokave ne bregdetin e Spillesë.
Top Channel