Në Devoll ku një ditë më parë kryetari i ri hyri në zyrë para orarit ndërsa i vjetri protestonte dhe tha se do të bente kallëzim penal, sot shkon kryetari i PD, Lulzim Basha. Ndërkohë që para bashkisë janë mbledhur për të protestuar edhe disa mbështetës të opozitës.
Protestuesve në bashkinë e Devollit iu bashkua këtë të martë edhe kryetari i Partisë Demokratike. Në këtë bashki, i zgjedhuri ne 30 qershor Eduard Duro ka hyrë në zyrë e ka nisur punën.
Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha premtoi nga Bilishti se hajdutët e votave siç i quajti ai socialistët do të përballen me këtë qëndresë në çdo bashki, edhe në Tiranë.
“hajdutët i kanë bërë llogaritët në ditët e fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit. Kanë kujtuar se me fillimin e verës do të mund të realiuzojnë planin e tyre të vjedhjes. E kanë gabim. Sot, e ditë për ditë, në Devoll, Kavajë, Pogradec, Shkodër, Kamëz dhe gjithë Shqipërinë hajdutët e pushtetit vendor që dhunshëm e përdhunshëm duan të imponojnë vullnetin e pakicës kriminale, 6%, shumicës së shqiptarëve, do të përballen me vendosmërinë tonë. Do të përballen shumë shpejt edhe në Tiranë”, tha kreu i PD.
Basha i beri këto deklarata bashkë me ish-kryetarin e bashkisë Devoll para bashkisë së parë të konstituuar nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Kjo ishte dhe e para bashki ku tranzicioni i pushtetit nga e djathta tek e majta hasi në qëndresën e premtuar të demokratëve, duke e detyruar kryetarin e ri Edurard Duro të hynte para orarit zyrtar të punës në zyrë.
Në ditën e parë të punës protestoi ish-kryetari dhe disa punonjës, ndërsa u paralajmërua dhe kallëzim penal për kryetarin e ri.
Top Channel