Sot është konstituuar dhe këshilli bashkiak i Pukës.

Me vota unanime kreu i këtij këshillit u zgjodh Enver Sulejmani.

Pas procesit të votimeve për strukturat drejtuese të këshillit u bë dhe betimi i kreut të bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj .

Ai deklaroi se është gati t’i shtrijë dorën të gjithë forcave politike, pasi siç tha ai Puka dhe e ardhmja e pukjanve duhet të ishte mbi ndasitë e politikës.

Pjesëmarrës në mbledhjen e këshillit të ri bashkiak ishte dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA