Pas Devollit konstituohet i dyti këshill bashkiak ai i Fierit me 51 këshilltarë. 48 prej tyre janë nga PS, 2 nga Demokracia Sociale dhe 1 këshilltar nga Partia Social Demokrate. Ky këshill do të drejtohet nga Vangjel Ndreko. Ndryshe nga 4 vite më parë Këshilli i ri i bashkisë Fier ka 10 anëtarë më shumë.

Menjëherë pas konstituimit të këshillit, Armando Subashi është betuar për ta drejtuar Bashkinë Fier në një mandat të dytë.

“Vërtetë kemi bërë shumë në këto katër vite në qytetin tonë, por jam i bindur se nevojat janë shumë më shumë nga ato çfarë kemi bërë. Ashtu siç kemi marrë edhe premtimin e qeverisë dhe të kryeministrit, besoj se edhe me mbështetjen e tyre, ajo çfarë do të bëjmë në këto 4 vite në Bashkinë tonë, në qytetin tonë do të jenë shumë më shumë nga ajo çfarë kemi bërë. Unë jam besimplotë se ne do të vijojmë të ecim me ritmin që kemi qenë në këto 4 vite”, tha Subashi.

Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Fier kanë qenë edhe kreu i Kuvëndit të Shqipërise, Gramoz Ruci, si dhe deputët e PS nga qarku Fier.

Ndërkohë, paraditja e të martës do të jetë një tjetër provë e fortë për mazhorancën e cila do të tentojë të konstituojë këshillin bashkiak të Bashkisë Kavajë, një qytet bastion i PD për shumë vite.

Top-Channel ka mësuar se maxharonca socialiste deri në fund të gushtit synon të përmbyllë procesin e betimit të kryebashkiakëve.

Në ditët e mbetura të korrikut pritet konstituimi këshillave bashkiak në Tiranë, Maliq, Kolonjë, Korçë, Vorë dhe Krujë.

Ky proces do të vijojë fillim gushtin me bashkitë e Kamzës, Librazhdit, Belshit, Cërrikut, Shijakut, Rrogozhinës, Përrenjasit, Elbasanit, Gramshin, Durrësit etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA