Në luftën kundër plakjes, ne nuk po mbrohemi ashtu si duhet nga rrezet ultravjollcë.
Të gjithë e dimë se duhet të përdorim SPF, por problemi është se nuk po e përdorim si duhet. Çfarë po bëjmë gabim?
Së pari, pjesa më e madhe prej nesh gjëja e parë që bëjmë në mëngjes është të vendosim kremin kundër diellit. Problemi është se kremi duhet të lidhet me lëkurën që të bëhet efektiv, dhe për këtë duhet aplikuar të paktën 30 minuta para se të ekspozohemi në diell. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë lëkura jonë mbetet e pambrojtur për disa orë.
Së dyti, një tjetër problem i madh është se nuk po e përdorim mjaftueshëm. Shumë prej nesh përdorin gjysmën ose më pak të sasisë së duhur për një mbrojtje të përshtatshme nga dielli. Ekspertët këshillojnë 2 mg për cm2, që është e barabartë me një lugë gjelle nga produkti për të gjithë trupin tuaj.
Së treti, ne nuk vendosim krem kundër diellit çdo 2-3 orë për të qënë të mbrojtur gjithë ditën.
Së katërti, nuk e përdorim kremin në të gjitha pjesët. Shumë prej nesh mundohen të evitojnë përdorimin e produktit përreth syve, aty ku lëkura është më e hollë dhe shfaqen shenjat e moshës që në fillim.
Dhe e fundit, shumë prej nesh mendojnë se lëkura ka nevojë për mbrojtje nga dielli në ditë me mot të kthjellët. Por duhet të dini që dhe kur është vrenjtur rrezet ultravjollcë janë ende të pranishme, prandaj është e rëndësishme të parandalojmë ekspozimin në çdo kohë gjatë ditës dhe gjatë vitit.
Top Channel