Ajax fiton edhe superkupën e Holandës

28/07/2019 13:12

Ajax vazhdon të bëjë ligjin në futbollin Holandez. Skuadra e harkëtarve pas titullit kampion dhe Kupës, bënë të tyren edhe Superkupën e Holandës pasi mundën në finale PSV Eindhoven 2-0 duke ia bërë të hidhur debutimin trajnerit Mark Van Bommel.

Ishte një sfidë të cilën Ajaxi e luajti pa dy yjet e saj De Jong e De Ligt të larguar në drejtim të Barcelonës dhe Juventusit.

Kështu që trajneri Ten hag e bazoi lojën te Van de Beek, tadic, Ziyech, Magalan ndërkohë që bënë debutimin e tyre edhe rumuni Marin e argjentinasi Lisandro martinez. Protagonistë në këtë fitore të Ajaxit u bënë Dolberg dhe Blind autorët e të dy golave për kampionët e Eredivisie.

Për PSV Eindhoven, Van Bommel hodhi në fushë Hirving Lozano e Erick Gutierrez, por situata nuk ndryshoi, trofeun e Superkupës së Holandës e ngriti Ajax, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2014. Për Harkëtarët kjo është hera e 9 që fiton Superkupën e Holandës, ndërkohë që PSV Eindhoven mbetet në kuotën e 11 titujve në këtë kompeticion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA