Një shtëpi e re, e papërballueshme/ KLSH: Vetëm 1.3 përqind e të punësuarve mund ta bëjnë

27/07/2019 15:30

Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar programe e strehimit social në ministrinë e financave dhe ekonomisë si dhe në Bashkitë e Tiranës, Shkodrës, Korçës dhe Vlorës.

Që një banesë të kategorizohet si e “përballueshme”, çmimet e banesave nuk duhet të jenë më të larta se 3-fishi i të ardhurave vjetore bruto thotë KLSH.

Tirana kryeson me çmimet të cilat lëvizin nga 700 euro për metër katror jashtë unaze në 2500 euro për metër katror në qendër.

Më konkretisht Sipas KLSH për të qenë e përballueshme, për një banesë madje periferike në Tiranë, qytetari duhet të disponojë rreth 1,166 euro të ardhura në muaj që çmimi i banesës të mos kapërcejë 3 fishin e të ardhurave bruto. Nëse do t’i referohemi statistikave të nivelit mesatar të pagave, kjo shumë është sa dyfishi i pagës mesatare mujore bruto për vitin 2018 e cila është diçka me shume se 400 euro. Ose thënë ndryshe, vetëm të punësuarit si drejtues administrativë dhe komercialë mund të përballojnë blerjen e një banese. Këto përbëjnë vetëm 1,3% të të punësuarëve në rang vendi.
Çmimet vlerësohen të larta edhe nga qytetarët. KLSH thotë se kuadri ligjor është për strehimin social është i mirë, por mos funksionimi i tregut të banesave dhe niveli i ulët i të ardhurave ka ndikuar që këto programe të mos jenë efektive.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në Shqipëri nuk ka statistika të qarta për të pastrehët ndërkohë që kërkohet më shumë angazhim në nivel qendror dhe lokal për zgjidhjen e problemit të strehimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA