Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka vendosur që studentëve viti i ri akademik t’u kushtojë nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë, ku programet e studimit në profilin shoqëror janë më të kushtueshme.

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale kapin vlerat maksimale, ndërsa Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe i Shkencave të Natyrës vlerat minimale.
Në mes tyre qëndrojnë Fakulteti i Ekonomisë me vlerë 35 mijë dhe ai i Historisë dhe Filologjisë me 30 mijë lekë.

Megjithëse, pas protestës së dhjetorit, me VKM studentët përfituan përgjysmim tarife, ndërsa ata ekselentët u përjashtuan totalisht. Në janar 70 000 studentët e Bachelorit me mesatare nën 9 paguan 50% të tarifës, ndërsa 6 235 studentë me mesatare nga 9 deri në 10 u përjashtuan totalisht nga tarifa si dhe morën çdo muaj 10 mijë lekë bursë. Por ky ndryshim nuk do të jetë më i vlefshëm për çdo student në ciklin bachelor.

Jo të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë do të përfitojnë përgjysmim të tarifave për vitin e ri akademik 2019-2020 që do të nis më 14 tetor. Tarifat e studimit do të paguhen të plota nga studentët me mesatare nën 6.

Janarin që vjen vetëm këta studentë do të shlyejnë të gjithë tarifën e studimit. Ndërkohë që të rinjtë me mesatare nën 9, në Master nuk do të preken sërish nga reduktimi i tarifave të studimit. Ata do të duhet të paguajnë nga 35 mijë deri në 105 mijë lekë, në varësi të degës që do të zgjedhin. Por ndryshe nga cikli Bachelor, Masteri i Shkencave do të rëndojë më shumë në xhepat e studentëve shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA