“Krizën ta zgjidhin shqiptarët”/ Ambasadorja e Francës në Tiranë: Nuk i japin zgjidhje diplomatët

27/07/2019 15:14

Ambasadorja Franceze Christine Vasac duke e konsideruar politikën shqiptare të paparashikueshme ka deklaruar se krizës politike nuk mund t’i japin zgjidhje diplomatët e huaj, por nuk ka lenë pa përmendur edhe telefonatën mes presidentit Macron dhe kryeministrit Rama.

“Keni të drejtë sepse është imazhi i të nxehtës që po kalon gjithë Europa. Në Shqipëri nuk mund ta fsheh, situata është e tillë, jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm, që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që mund t’i japë zgjidhje kësaj situate. Edhe telefonata midis presidentit, Macron me zoti Rama, është diëka pozitive”, tha ajo.

Ambasadorja Vasac ka komentuar edhe qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë në lidhje me vendimin për rikthimin e vizave për shqiptarët.

“Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor. Ju e dini, por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Këto deklarata ambasadorja Franceze i dha gjatë ekspozitës nga fotografi Roland Tasho me titull “Notre-Dame, një vështrim fotografik”, ku pyetjes simbolike a do digjet Shqipëria si Notre Dame, Vasac iu përgjigj po me simbolikë, duke thënë se ashtu si Fenixi në rilindje nga hiri, dhe në lidhje me Shqipërinë, Shqipëria nuk është duke u djegur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA