Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Himara është shprehur nëpërmjet një postimi në Facebook se shqiptarët duan ndryshimin dhe rrëzimin e sistemit. Sipas shefit të opozitës, fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve, do të jetë fillimi i ndryshimit dhe drita jeshile drejt BE-së.

“85% e shqiptarëve duan ndryshimin e vërtetë që nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, fundin e korrupsionit dhe paligjshmërisë!

Dhe ne jemi sot të rreshtuar me shumicën e Shqiptarëve në këtë mision!

Ne nuk do ta lejojmë një regjim të paligjshëm dhe një kryeministër të dështuar që ta çojë Shqipërinë drejt greminës.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve do të jetë fillimi i ndryshimit dhe drita jeshile drejt Bashkimit Europian! #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA