Neritan Liçaj është një prej aktorëve më aktiv në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kjo u pa edhe sot kur forcat e shumta të policisë kanë rrethuan godinën. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, pasi ka shkëmbyer fjalë me efektivët, Liçaj ka shpërthyer në lot.

“Nuk do të lejoj që fëmijët e mi të rriten në diktaturë”, është shprehur aktori gjatë protestës.

Godina e teatrit është rrethuar nga policët me qëllim që disa punonjës të nxjerrin prej aty orenditë.

Qeveria kërkon shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një objekti të ri, por kjo kundërshtohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që thekson se godina aktuale është pjesë e trashëgimisë kulturore.

  Video/ Tension te Teatri Kombëtar, policia rrethon godinën por kundërshtohet nga protestuesit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA