E marta do të jetë një ditë me diell dhe me të nxehtin në rritje për shkak të anticiklonit afrikano verior që tashmë ka mbërthyer të gjithë Evropën perëndimore dhe Mesdheun qendror, përfshirë këtu edhe vendin tonë.
Por e mërkura dhe e enjtja, do të jetë edhe më të nxehta sipas ekspertëve, që kishin paralajmëruar që më herët për një valë të dytë të nxehti në kontinent, pas asaj të muajit të kaluar.
Në rajonin tonë temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 dhe 38 gradë celcius pavarësisht se vendet që do të preken më rëndë, ashtu sic ndodhi edhe në qershor, do të jenë Spanja dhe mbi të gjitha Franca, ku temperaturat në disa zona do të kapërcejnë kufirin e 40 gradëve celcius.
Temperaturat në Itali, të mërkurën, do të arrijnë kulmin, pranë 40 gradëve, dhe një i nxehtë i tillë në vendin fqinj, sigurisht që nuk do të anashkalojë edhe Shqipërinë.
Vetëm në fundjavë, sipas parashikuesve, temperaturat do të bien disi, por do të kthehen stuhitë e papritura dhe rrebeshet.
Top Channel