Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë disa ndryshime sa i përket strukturave dhe drejtuesve politikë të qarqeve. Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtuesi i PS në qarkun e Shkodrës, por drejtimi do i kalojë Valdrin Pjetrit, kandidati socialist i shpallur fitues në votimet e 30 qershorit në kryeqendrën e veriut.
Tjetër lëvizje është edhe ajo në qarkun e Lezhës, ku Sandër Lleshaj i merr drejtimin Lindita Nikollës.
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do të marrin drejtimin e qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar Blerina Gjylametin.
Në qarqet e tjera nuk do të ketë ndryshime.
Ndryshimet në sekretariate:
Sekretar për koordinimin me Rininë – Gent Cakaj
Sekretar për koordinimin e Këshillave – Ilir Beqja
Sekretare për ‘Partinë online’ – Blerina Gjylameti
Sekretare për Burimet Njerëzore – Lindita Nikolla
Sekretar për Koordinimin dhe Organizimin – Arben Pëllumbi
Zgjedhjet në PS do fillojnë në shtator dhe do mbyllen në janar të 2020-ës
Mesazhi i Ramës për Bashën dhe ‘të ndryshmit’ në PS: Paqe, por jo marrëveshje kundër drejtësisë
Top Channel