Dyshja që do të qeverisë Ukrainën pas zgjedhjeve, një ish komedian dhe një yll rock-u

22/07/2019 15:53

Partia e Presidentit të Ukrainës, ish komedianit Volodimir Zelensky, fitoi shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike.

Rezultatet e para tregojnë se partia “Shërbyes i Popullit” do të ketë shumicën në parlament, por do t`i nevojitet një partner koalicioni, për të formuar qeverinë.

Zelenski ka lënë të kuptohet se mund të kërkojë bisedime me partinë Golos, të sapo themeluar nga ylli i rock-ut, Svjatoslav Vakartshuk.

Zelensky është zotuar të zbatojë reforma e të luftojë korrupsionin, por që prej triumfit në presidencialet e muajit prill, ai nuk ka qenë në gjendje të caktojë ministrat që dëshironte.

Zgjedhjet e e parakohshme parlamentare ai i shpalli gjatë ceremonisë së vet të betimit në maj, dhe duke folur këtë të diel jashtë një qendre votimi, i tha BBC-së se këto votime ishin “ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”.

Ukraina duhet ti zhvillonte në muajin tetor zgjedhjet e përgjithshme, por Zelensky njoftoi shpërbërjen e Parlamentit. 41-vjeçar, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një serial televiziv, i fitoi zgjedhjet per president te muajit prill me më shumë se 73 për qind të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA