I pyetur se cila do të jetë qasja e Mazhorancës për vendimin që pritet të marrë (sapo të ngrihet) Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, Braçe u shpreh i bindur në ‘Top Talk’ se mazhoranca qeverisëse do të njohë ç’do vendim, madje sfidoi opozitën që të shprehet publikisht nëse do të bëjë të njëjtën gjë apo jo.
“Po patjetër, do zbatojmë vendimin e gjykatës Kushtetuese as nuk diskutohet. Por Gjykata Kushtetuese ka dy opsione, njërin që të marri parasysh ankesën që ka bërë Kryetarja në largim e Bashkisë Shkodër dhe tjetri eshte që të njohi legjitimitetin e zgjedhjeve. Pyetja është, po ata të tjerët a do ta njohin legjitimitetin e zgjedhjeve të dalë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ne në të gjitha rastet kemi sjelljen institucionale. Pra ne në të gjitha rastet themi se do njohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga pala tjetër nuk ka një vendim të tillë, madje unë jam i bindur që po i paraprihet thënies që është Gjykata private, personale e Edi Ramës”, deklaroi Braçe
I pyetur nga Denis dyrnjaja se si do të veproje Qeveria nëse Gjykata Kushtetuese njeh 13 Tetorin si datën e zgjedhjeve, Braçe deklaroi:
“Deri më sot në Gjykatën Kushtetuese ka vetëm një ankesë drejtuar nga shoqata e bashkive që drejton Partia Demokratike dhe që ka të bëjë me 30 qershorin. Me 13 tetorin s’ka asgjë në momentin që flasim” theksoi ndër të tjera zv/kryeministri Braçe.
Braçe në ‘Top Talk’: Tregu i hidrokarbureve i zhytur në informalitet, manipulim me kasat fiskale
Top Channel