Denis Dyrnjaja ju rikthye edhe një herë përgjimeve të publikuara nga Gjermania BILD dhe e pyeti zv/kryeministri Braçe nëse do të ishte shqetësuese për atë personalisht në rast se nuk do të ishte pjesë e PS dhe do të dëgjonte të tilla telefonata.
Përgjigja e Braçes ishte e drejtëpërdrejtë, ai tha se nëse do te ishte jashtë qeverisë do t’i ushtronte presion të vazhdueshëm organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund çdo episod.
“Në planin etik, në planin moral, pa më të voglin diskutim kurse në planin ligjor ajo që do të bëja nga atje jashtë do të ishte presioni i vazhdueshëm përkundrejt organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund sejcilin nga episodet. Në rast se do të kishte prova legjitime, legale, për të hetuar ngjarjen deri ne fund, për ta gjykyar dhe natyrisht nësë do të rezultonte me pafajësi, pafajësi për të gjithë dhe në rast se do të rezultonte me fajësi, ndëshkim për sejcilin prej zyrtarëve ose jozyrtarëve të përfshirë në akte që kanë dëmtuar procesin zgjedhor nga ana ligjore”, theksoi zv/kryeministri në Top Talk.
Braçe: Mazhoranca e gatshme të njohë ç’do vendim te Gjykatës Kushtetuese, po opozita?
Braçe në ‘Top Talk’: Tregu i hidrokarbureve i zhytur në informalitet, manipulim me kasat fiskale
Top Channel