Më shumë se një mijë zjarrfikës janë përballur që nga orët e para të së dielës me zjarre që kanë çuar në evakuime fshatrash në Portugalinë qendrore.

Më shumë se një mijë zjarrfikës dhe 400 mjete u dislokuan mëngjesin e të dielës në zonën malore dhe të pyjëzuar të Castelo Brankos, 200 km në veri të Lisbonës. Në përpjekjet për të shuar flakët u angazhuan edhe rreth 20 avionë dhe helikopterë.

Një civil dhe të paktën shtatë zjarrfikës janë lënduar si pasojë e flakëve.

Ushtria po ashtu ka dislokuar trupa dhe makineri për tu ardhur në ndihmë zjarrfikësve. Disa rrugë kombëtare janë mbyllur dhe një numër fshatrash në rajon janë evakuuar.

Portugalia është ende e traumatizuar nga vdekja e dhjetëra njerëzve në zjarret e 2017 me autoritetet që kanë marrë tani masa shtesë. Por të ushqyer nga era e fortë, zjarret janë përhapur në tre drejtime të ndryshme që nga pasditja e të shtunës.

Gjashtë rajone në Portugalinë qendrore dhe jugore janë vënë në alarm maksimal për zjarre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA