Hollivudi apo bollivudi, ka një rival të ri. Bëhet fjalë për ishullin e Qipros në mesdhe, që ka krijuar një reputacion si manget turistik falë plazheve të tij të kristalta dhe që tani do të hyjë në aksion, nën emërtimin Oliveood dhe me ndihmën e Nicolas Cage. Aktori amerikan merr pjesë në një film fantastiko-shkencor me arte martiale që po filmohet tërësisht në ishull, falë një nisme të qeverisë për ti dhënë prodhuesve të filmave skonto, reduktime taksash dhe përfitime të tjera.
Filmi aksion i Cage, Jiu Jitsu, bashkë me filmin aventurë S.O.S Survive or Sacrifice, me aktorin amerikan Uilliam Balduin, janë filmat e parë të huaj që përfitojnë nga plani nxitës që është quajtur Oliveud.
Skema është lançuar nga qeveria, që i ka dhënë si detyrë Invest Cyprus ta implementojë atë në bashkëpunim me Ministritë e Turizmit dhe Financave në një përpjekje për të tërhequr investime të huaja në vendin anëtar të BE.
Ishulli ofron dete blu të rrethuara nga plazhe me rërë të bardhë, kodrina të mbushura me pemë ulliri, sajte arkeologjike dhe resorte tradicionale malore, përveç qiejve me diell për thuajse gjatë gjithë vitin.
Në veçanti Cage është mahnitur nga mali Olimpus, pika më e lartë në Qipro dhe nga ushqimi tradicional grek që për të ishte hyjnor.
Top Channel