Britania e Madhe ka kërcënuar Iranin me sanksione dhe shkak për këtë janë dy anije. Fillimisht, britanikët bllokuan një anije cisternë iraniane në Gjibraltar. Irani pas kësaj, konfiskoi një anije britanike. Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, ndër të cilat edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr.
Sanksionet u shfuqizuan mё 2016 pas marrёveshjes bërthamore me Iranin. Britania e Madhe i ka këshilluar anijet tregtare britanike, që për momentin të shmangin zonën, që është një kalim i rëndësishëm detar kryesisht për tregtinë botërore të naftës.
Edhe vende të tjera, mes të cilëve Gjermania dhe Franca, i kanë kërkuar Iranit të lirojë menjëherë anijen cisternë që lundron nën flamur britanik. Për Berlinin e Parisin, kjo është një ndërhyrje e pajustifikueshme ndaj një mjeti civil që shton akoma më shumë sanksionet.
Edhe SHBA e ka dёnuar veprimin e palёs iraniane nё ngushticёn e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta pёrforcojё edhe mё shumё praninё ushtarake tё SHBA-sё nё rajonin e Gjirit. Pёr herё tё parё qё nga viti 2003 do tё dislokohen sёrish trupa tё SHBA-sё nё Arabinё Saudite. Mediat amerikane flasin pёr 500 trupa.
Top Channel