VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në stacionin e policisë në Indi, frikë për viktima Në një kohë kur reforma në drejtësi ka prodhuar së fundmi akuza të ndërsjellta, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, Qeveria nis përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, në negociatat me BE-në.
I gjithë ky kapitull ndër më të rëndësishmit lidhet me luftën kundër krimit të organizuar-migracionin, azilin, kufijtë e jashtëm dhe politika e vizave, luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale e civile ku përfshihen Ministria e Drejtësisë, ajo e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme etj. Grupi i punës udhëhiqet nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko, e cila përmes katër postimeve në ‘Twitter’ jep detaje për punën e nisur.
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur sot (dje) sërish pa asnjë ekuivok lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ministria e Brendshme, si institucioni lider për Kapitullin 24, në këmbë për përgatitjen e plotë të gjithë procesit. Sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Grupit të Punës nga MB dhe PSH. Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria, Siguria” është kapitulli i parë (së bashku me Kap.23) që do të hapet në negociatat me BE”, shkruan Kuko.
Në lidhje me këtë zhvillim zonja Kuko thekson.
“Proces intensiv i cili nuk konsiston vetëm në përafrim legjislacioni, por në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, si dhe rezultate konkrete nga operacionet. Drejtësia e re”, shkruan zv/ministrja.
Ky përafrim legjislacioni do të thotë jo vetëm prodhim i ligje të mira për t’u mbetur në letër por mbi të gjitha implementim dhe rezultate konkrete.
Top Channel