Pavarsisht se ka që prej vitit 2017 që është lançuar si aplikacion, duket se ditët e fundit është bërë viral në rrjetet sociale në mbarë botën.
E kemi fjalën për aplikacionin Face App, i cili tashmë është kthyer në një “challenge”. Një app i cili vendos një filtër mbi fytyrën tuaj se di do të dukeni të plakur.Ekspertët në botë janë të shqetësuar për një klauzolë të dyshimtë në aplikacionin, i cili mund të hyjë, të ruajë dhe të përdorë imazhe pa lejen tuaj. Drejtori ekzekutiv i Global Privacy and Security by Design Center, Ann Cavoukian thotë se shumica e aplikacioneve kanë politika problematike, pasi bëhet ndarja e mundshme e fotografive dhe informatave të tjera me palët e treta nga FaceApp. Por eksperti IT, Ëngjëll Raklli tha në ” Ëake Up” se ky aplikacion mund të jetë shumë i zhvilluar por jo më shumë i rrezikshëm se sa Instagrami, ku sipas tij të gjithë janë të ekspozuar dhe vjedhja e të dhënave është shumë më e lehtë.
Top Channel