Pas Rudina Hajdarit edhe deputeti i Grupit të Pavarur, Ralf Gjoni shprehet i shqetësuar për ecurinë e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
Ai thotë: “Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka dy muaj që nuk mblidhet, ndërkohë që janë zhvilluar vetëm dy takime sipërfaqësore, ku mazhoranca ka bërë sikur do reformë. Nuk duhen besuar fjalët, por veprat, dhe veprat flasin qartë: PS nuk ka dëshirë të kryejë reformë zgjedhore, sepse janë rehat me këtë sistem të korruptuar. Tashmë ne si opozitë kemi kërkuar shkarkimin e z. Damian Gjiknurit nga pozicioni i bashkë-kryetarit dhe presim që në shtator, Partia Socialiste të propozojë emrin e ri. Gjithashtu presim që PS në shtator të tregojë vullnetin e qartë se është e gatshme të reformojë sistemin zgjedhor. Kjo është tashmë një nevojshmeri kombëtare që mbeshtetet edhe nga partnerët tanë Perëndimorë, dhe ju garantoj se ne si opozitë në Kuvend nuk kemi ndërmend të luajmë Tomi & Xherri, siç luante opozita e së shkuarës”.
Top Channel