Megjithëse ka pak ditë që është zgjedhur në një nga postet politike më të rëndësishme në Europë, Ursula von der Leyen me shumë gjasë do të jetë një “avokate” e madhe e idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

Në një prononcim për “Der Spiegel”,  Der Leyen dha lajmin e mirë se duhen përshpejtuar procedurat për hapjen e bisedimeve për të çelur negociatat për këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Duhet t’u shtrëngojmë dorën këtyre dy vendeve, ndajmë të njëjtin kontente, jemi fqinjë. Nëse i mbyllim derën këtij rajoni, ne vetëm dëmtojmë veten,”- është shprehur ndër të tjera Presidentja e re KE-së për “Der Spiegel”.

Ne fakt kjo nuk është hera e parë që Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bën të qartë vizionin e saj që Ballkanin Perëndimor ta shohë në BE. Të njëjtin qëndrim ajo e mbajti edhe gjatë fjalimit në Strasburg ku o votua si pasuese e Jean-Claude Juncker.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA