Një supermarket online në Paris, i cili bashkëpunon me një seri brandesh të njohura lokale, e ka gjetur zgjidhjen për shqetësimet që rrethojnë paketimet një përdorimshe.

“Loop” i ka nisur një aventure të re, siç e përshkruajnë drejtuesit e tij, dhe po teston paketimin e kthyeshëm të produkteve të veta.

Malli i dërgohet klientit në shtëpi apo zyrë me konteniere, të cilat ata mund të kthejnë sapo të kenë mbaruar punë me to.

“Porosita online dhe më erdhi një mesazh që thoshte se paketim nuk ka më; djali që sjell porosinë, vjen me një paketim të cilin më vonë duhet ta kthej mbrapsht. Nuk është aspak e vështirë në fakt, ndonjëherë mund ta kthesh bashkë me shishe brenda, mjafton që të jetë bosh”, është shprehur një pensioniste.

“Ideja e Loop ishte të zhvillonte një model praktik, i cili nuk i sjell ndonjë ndryshim shumë të madh përditshmërisë së klientit; sot kur merr çantën Loop dhe kontenierët e vegjël të kthyeshëm, është si të zëvendësosh koshin e mbeturinave, nuk kërkon ndonjë mundim të madh”, ka thënë drejtoresha e Loop për Europen, Laure Cucuron.

Dhe mjaft kliente e kanë përqafuar këtë ide. Ata si Maryvonne thonë se kjo nismë është mjaft e rëndësishme, pasi sipas tyre, brezave që vijnë duhet të përpiqemi tu lemë një planet sa më të pastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA