Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se është krenar dhe i bindur për pafajësinë e Ramush Haradinajt.

Në postimin e tij ai shkruan:

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!”

Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje, lajmin e ka konfirmuar vetë Ramush Haradinaj në një konferencë për mediat në përfundim të mbledhjes së zakonshme të Këshillit të Ministrave.

Presidenti Meta shprehet gjithashtu se nga sot duhet të bashkohemi më fort, që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pa cënuar në paqen dhe sigurinë e vendit, si dhe të ardhmen europiane.

“Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pa cënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, shkruhet në postimin e Presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA