Gjykata e Durrësit nuk i njohu 3 vendimet e Komisionit Qendror të zgjedhjeve ditën e mërkurë, me argumentin se Bindja Demokratike ishte regjistruar si subjekt zgjedhor jashtë afateve ligjore. 

Për këtë, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thotë se KQZ ka shkelur ligjin.

“KQZ e ka marrë vendimin për regjistrimin e këtij subjekti në kapërcim të ligjit. Këtë ka konstatuar, e ka theksuar edhe misioni ndërkombëtar i OSBE/ODIHR”, tha Kristaq Kume.

Ndërkohë juristi Saimir Visha, thotë se me mos dhënien e vërtetimit nga Gjykata e Durrësit kandidates fituese si kryeshkiake në qytetin bregdetar është shkelur ligji.

“Vendimi i Shkallës së Parë të Durrësit është në shkelje flagrante të ligjit pasi nuk mund të kemi disa qëndrime apo disa gjyqtarë apo Gjykata. Ligji është i njëjtë si për Gjykatën e Durrësit, si për Gjykatën e Tiranës, Elbasanit, e me radhë. Nuk mund të marrë kompetencë Gjykata e Durrësit, kompetencë lëndore që e ka Kolegji Zgjedhor”, tha Visha.

Kume shprehet se për procesin zgjedhor dhe problematikat e tij, duhet të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të vendos.

“Të gjitha që këto që ndodhën në këtë proces zgjedhor, në gjykimin tim duhet ta marrin zgjidhjen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për procesin në përgjithësi nëse ishte i ligjshëm ose jo, në rastin kur kjo Gjykatë do të pranojë ose do të hedhë poshtë dekretin e presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Për anulimin e datës 30 qershor ajo që do të vendosë vendos nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo”, tha Kume.

“Nuk ka lidhje Gjykata e Shkallës së parë post zgjedhjeve për verifikuar nëse data e zgjedhjeve ishte e ligjshme ose jo. Nuk ka lidhje Gjykata e Shkallës së parë nëse subjekti ishte i ligjshëm ose jo. Ka të drejtë që të vërtetojë faktin nëse subjekti që paraqit kërkesën është fitues apo jo i zgjedhjeve. Çuarje e çështjes në Gjykatë Administrative është vetëm sinjale politike alaramante për Gjykatën, për të cilën akoma nuk mendoj se Vetting-u po u troket të gjithve”, shtoi Visha.

Para dhe pas 30 qershorit gjykatat kane dhënë një sërë vendimesh për zgjedhjet. Nga Regjistrimi i Bindjes Demokratike, njohja e 30 qershorit nga Kolegji, ndërsa Gjykata e Durrësit e rrezoi procesin për këtë qytet, kurse ajo e Tiranës tha se nuk kishte kompetence që të shprehej për mandatin e kryebashkiakut të Vorës.

Ndërkohë një pjesë e mirë e kryebashkiakeve të  zgjedhur kanë marre vërtetimin e mandateve, edhe në rastet kur përballë kane patur kandidat te Bindjes Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA