Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar që në krye të Prokurorisë Speciale në Shkup të vijë një prokuror nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, një organ siç është kjo prokurori duhet të funksionojë medoemos brenda gjyqësorit, por personat atje e kanë humbur kredibilitetin e tyre.

“Është e nevojshme dhe urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të prokurorisë special te vijë kuadër nga vendet e BE, përmes ndryshimeve ligjore. Kjo të bëhet edhe në istanca të tjera duke thirrur ekspertë të jashtëm që do të merren me zbulimin e rasteve kriminale dhe korruptive, sidomos kur shqiptarët kanë humbur besimin tek sistemi i drejtësisë”, ka thënë Sela.

Sipas Selës, objektivi i kësaj lëvizjeje duhet të jetë që në Maqedoninë e Veriut të zbardhen një herë e përgjithmonë ato qe ai i cilësoi raste të montuara politike si Sopoti, Lagja e Trimave dhe Monstra.

Disa ditë më parë, Kryeprokurorja speciale publike, Katica Janeva deklaroi dorëheqje të parevokueshme. Janeva deklaroi se nuk do te lejonte qe emri I saj te shfrytëzohej si alibi për t’u mbajtur në peng e ardhmja e Prokurorisë Speciale.

Përpara kësaj, Kryeministri Zoran Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, kishte theksuar se pengesa e vetme për miratimin e këtij ligji mes pozitës dhe opozitës isheë Kryeprokurorja Janeva, pasi opozita nuk dëshironte që ajo të mbetej në krye të këtij institucioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA