Ai është bërë trend në mediet sociale. Të gjithë postojnë tani në rrjet foto të tyre si do të ishin pas 30 apo 50 vitesh. Por, komiteti kombëtar demokratik, në Uashington, ka paralajmëruar ekipet e fushatave për zgjedhjet e 2020 që të mos e përdorin aplikacionin popullor Faceapp.
Ky aplikacion i lejon përdoruesit të kryejnë transformime direke të fotos së njerëzve si psh plakja e personit në pikturë. Fatkeqësisht, kjo risi, nuk vjen pa rrezik. Faceapp është zhvilluar nga rusët – thuhet në një paralajmërim të komitetit kombëtar demokrat.
FaceApp, është lancuar në 2017 dhe është bërë viral këtë javë me personat e famshëm dhe personalitete të tjera publike në të gjithë botën që ndajnë foto të tyret, të edituara përmes aplikacionit. Prodhuesi i app thotë se ajo përdor inteligjencën artificiale për të edituar fotot.
Në 2016, komiteti kombëtar demokrat dhe ekipet e fushatës së demokratëve, u sulmuan nga hakera rusë. Që atëherë, komiteti ka ndërmarrë hapa për të parandaluar përsëritjen e atij skenari, duke investuar në sigurinë kibernetike dhe duke punësuar ekspertë të njohur të fushës.
Top Channel