Përveç turizmit malor apo bregdetar, në Shkodër po njeh zhvillim të gjerë edhe turizmi historiko – kulturor.

Çdo ditë, turistë të shumtë vizitojnë muzetë, parqet apo monumentet kulturorë të Shkodrës duke u njohur me të kaluarën e këtij qyteti.

Një ndër më të preferuarat për të huajt është fototeka Kombëtare “Marubi”, një nder institucionet më të vjetra të kulturës shqiptare e në veçanti të fotografisë shqiptare.

“Ne jemi nga Berlini, në Gjermani. Na pëlqeu shumë ekspozita me fotografitë që na prezantoi ne me kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Për ne ishte shumë interesante të njiheshim me mënyrën se si njerëzit janë veshur në të kaluarën. Është shumë interesant fakti se Shqipëria ka patur fotografi të verteta kaq shumë kohë më përpara. Mënyra se si njerëzit janë veshur asokohe, se si duken, si sillen është e veçantë. Në këto foto shqiptarët duken njerëz krenare për atë çfarë kanë. Për “Marubin” lexuam në një libër, guidë në Gjermani, që na sugjeronte, që nëse jeni në Shkodër duhet të vizitoni këtë muze”, kanë thënë dy turistë gjermanë.

Banesa e patriotit të famshëm shqiptar Oso Kuka qëndron si Muze Historik që prej vitit 1947. Në hyrje të portës së madhe, nis udhëtimi nëpër histori, që prej neolitit, antikitetit, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, deri në periudhën e Komunizmit në Shqipëri.

“Vendi i dëshmisë dhe Kujtesës”, në qytetin e Shkodrës është mjaft i frekuentuar si nga vizitorë vendas ashtu edhe të huaj. Muzeu shpalos para vizitorëve krimet e kryera nga regjimi komunist, duke i ndihmuar të njihen me këtë pjesë të errët të historisë së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA