Pas deklaratës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për nismën e socialistëve për shkarkimin e tij si anëtar i këtij Këshilli ka reaguar Arben Malaj.

Malaj në një postim në Facebook shkruan se ka respektuar në maksimum kodin e etikës dhe nuk merr pjesë në asnjë strukturë të asnjë partie dhe nuk është i angazhuar në asnjë aktivitet politik.

Për këtë debat nuk shprehet Banka e Shqipërisë, por vetëm Këshilli Mbikëqyrës, shprehet ai, dhe se reagimi pas kërkesës së deputetëve dhe jashtë hapave ligjo e institucionale përbën cenim të kredibilitetit dhe pavarësisë së BSH, shton më tej Malaj.

Postimi i plotë në facebook

Per kete debat nuk shprehet Banka e Shqiperise si institucion, por vetem Keshilli Mbikeqyres.
Kam respektuar ne maksimum kodin e etkes, nuk marr pjese ne asnje strukture te asnje partie, kete kerkon ligji Bankes, nuk jam I angazhuar ne asnje aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehte. Po ngaterrohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angaxhimet she aktivitete publike. Kam plotesuar me integritet dhe profesionalizem mandatin e dhene nga Kuvendi vendit tim ne rastin e pare me 100 % te votave dhe ne ra#tin e dyte me vetem dy vota kundra.

Reagimi ne emer te Bankes Shqiperise sot pas kerkese se deputeteve dhe jashte hapave ligjore dhe institucionale qe ne kete rast eshte vetem Keshilli Mbikeqyres, perben cenim te kredibilitetiti dhe Pavaresise se Bankes s Shqiperise.

Kredibiliteti publik dhe pavaresia reale e Bankes se Shqiperise duhet te jene te shenjta dhe duhen ruajtur me pergjegjshmeri maksimale nga cdo pozicionim publik jashte kornizave institucionale.

Kam qene une qe pas mandatit te ri kam kerkuar qe rezoluta e kuvendit per vitin 2018 qe ka detyra per vitin 2019 te diskutohej ne Keshill dhe me detyrat e dhena nga kuvendi te njihej Keshilli dhe stafi drejtues i Bankes dhe per detyrat konkrete Keshilli te ndertonte nje plan veprimi permbushes te detyrave te lena nga Kuvendi.

Qendrimet si gjate mandatin plotesues dhe aktualisht jane te dokumentuara ne proces verbalet e Keshillit Mbikeqyres.

Ky sqarim eshte ne respekt te institucionet te BSH.
Arbeni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA