Presidenti Meta ka bërë një hap pas sot në lidhje me akuzat ndaj qeverise dhe kryeministrit Rama dhe i është rikthyer pozicionit “mbi palët”.

Presidenti i bën thirrje të gjithë klasës politike që të mos vazhdojë të ecë në dy rrugë të kundërta të cilat nuk takohen kurrë me njëra-tjetrën, pasi në këtë mënyrë rrezikojmë të mbetemi edhe në vjeshtë në procesin e integrimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit thekson se përpara kemi një datë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, 17-18 Tetor, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë vendim për çeshtjen e negociatave, ndaj Meta apelon që të dy palët politike t’u krijojnë mundësi qytetarëve shqiptarë që në 13 tetor t’i drejtohen zgjedhjeve te trefishta, për pushtetin vendor, pushtetin qëndror dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Presidenti Meta e mbyll postimin e tij me një thirrje te fortë që të reflektohet tani pasi më 19 tetor do të jetë shumë vonë.

Mesazhi i Plotë i Presidentit Meta:

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë,

30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA