Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zgjedhur të ironizojë në rrjetet sociale shtyrjen për herë të tretë të seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Duke iu bashkuar ‘trendit’ të momentit në rrjetet sociale, Tahiri poston foton e tij ‘të zbardhur nga plakja’, ndërkohë që thotë se vijon të mbetet të në pritje të gjyqit.
“Duke pritur gjyqin… Një gjyq që duhet të ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera parë u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e dytë se polici nuk kishte bërë njoftimet. Hera e trtë (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me të cilat kërkoi arrestimin tim në Parlament, sot i kishin humbur. Qesharake. Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot”, shkruan Tahiri.
‘Humbasin’ në Prokurori dëshmitë në shqip të bandës, Tahiri: Shtyrja e gjyqit është qesharake
Top Channel