Në Durrës, ku Partia Socialiste, në zgjedhjet e 30 qershorit fitoi për herë të katërt për drejtimin e këtij qyteti, gjykata ka refuzuar t’i japë vërtetimin e mandatit kryetares së zgjedhur të Bashkisë, Valbona Sakos dhe për rrjedhojë ka rrëzuar zgjedhjet në qytetin bregdetar.
Në vendimin e saj, Gjykata e Durrësit argumenton se Partia Bindja Demokratike është regjistruar në gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
E si rjedhojë, Gjykata e Durrësit ka vlerësuar si të pavlefshëm edhe vendimet e Komisionit qëndror të zgjedhjeve për regjistrimin e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit, vendimin për miratimin e fletëve të votimit për kryetarë bashkie për Bashkinë e Durësit, e cila kishte kandidaten e Partisë Socialiste, Valbona Sakon dhe kandidaten e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollarin.
Gjithashtu gjykata ka cilësuar si të pavlefshëm edhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për nxjerrjen e rezultatit të votimit të 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.
Sako mund ta apelojë këtë vendim Brenda 5 ditëve në gjykatën e Apelit Durrës.
Top Channel