Spiropali-Bashës: Lulzim ndërro pllakën e gramafonit, harroje 30 Qershorin bashkë me Baba Xhiken.
Pas deklaratave te kryeopozitarit Lulzim Basha ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin njëherazi edhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali.
Megjithëse nga selia blu, Basha la të kuptohej se nuk është i të njëjtit mendim me Presidentin Meta sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve të 3-fishta në 13 Tetor (zgjedhje për pushtetin vendor, për pushtetin qëndror dhe për Presidentin e Republikës), sërish Spiropali i ka vënë në qendër të akuzës si kreun e PD ashtu edhe Kreun e Shtetit.
Reagimi ne Twiter i Spiropalit
Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021, shkruan Spiropali në Twitter.
Top Channel