Meta takon Bashën për 13 tetorin/Presidenti i kthen 3 ligje qeverisë, Kryetari i PD mbledh aleatët në seli 

16/07/2019 11:56

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën me një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa burime nga presidenca jo zyrtarisht pohojnë se në këtë takim është folur për krizën politike në vend. 

Vetë zoti Basha në një deklaratë për mediet tha se temë e bisedës ishte data e zgjedhjeve, dekretuar nga Presidenti më 13 Tetor.

Kjo është hera e dytë që Kryetari i PD-së i shkon në zyre Kreut të Shtetit. Biseda e fundit ishte ditën që Meta dekretoi 13 tetorin si ditën e re të zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas këtij takimi në Presidencë, kryedemokrati Basha pati një takim të gjatë me të gjithë aleatët.

Por takimi mes Metës dhe Bashës vjen në kohën që brenda me pak se 24 orëve Presidenti i ka kthyer parlamentit 3 ligje; atë ‘Për vetëqeverisjen vendore’”, për të cilin thotë është i paqartë dhe krijon shteg për abuzim. Po ashtu Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për privatizimin e shoqërive tregtare dhe atë për rezervat e shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA