Komisioni i posaçëm parlamentar që ka marrë nën hetim presidentit Ilir Meta në raportin final krahas dëshmive të ekspertëve vendas, do të përfshijë edhe deklarimet e ekspertëve ndërkombëtar.

Nënkryetari i këtij komisioni Alban Zeneli the se nëse është e mundur ekspertët ligjorë e profesionalë, që  japin ndihmë në punë e komisionit në respekt të objektit të hetimit që ka ky komision hetimor, të jenë edhe të huaj.

Këtë kërkesë të nënkryetarit Zeneli e cila u aprovua me 9 vota e avancoi sekretarja e komisionit Klotilda Bushka, e cila tha se mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion.

Alban Zeneli  theksoi  se komisioni duhet të hedhë hapa proporcionale në raport me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha Gjykata Kushtetuese do të ngrihet shumë shpejt dhe është në metrat e fundit .

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në metrat e fundit të punës, për t’i propozuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës kandidatët për Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

E ndërsa ky komision miratoi planin paraprak të punës dhe rregulloren nga selia blu Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në PD tha se kryeministri Rama duhet ti shpjegoje shqiptarëve, kush do ta hetojë, gjykojë dhe shkarkojë Presidentin?

“Aktorët kryesorë të komisionet janë personazhet e dosjeve ‘184’ dhe ‘339’ të blerjes së zgjedhjeve me krimin. Ulsi Manja do ta hetojë Presidentin nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo?  Ulsi Manjën e ka parë e gjithë bota, nga përgjimet e BILD, sesi shkelte ligjin për llogari të blerjes së votave dhe mbështetjes së krimit të organizuar.  Sot Ulsi Manja nuk mund të jetë hetues, por i hetuar nga prokuroria”, tha në një deklaratë për mediet Gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA