Një proces të dështuar dhe të manipuluar, e ka cilësuar avokati Jordan Daci procesin zgjedhor të 30 qershorit në Vaun e Dejës. Duke e vënë theksin te fletët e votimit, Daci shton se ato kanë mbërritur në doganë pothuajse një orë pas hapjes së procesit te votimit.
“Nga një dokument që disponojmë nga dogana, rezulton se fletët e votimin në 7.59 kanë qenë në doganë”, akuzon Daci.
Nga ana tjetër Partia Socialiste në Vaun e Dejës, i cilëson absurde këto deklarata.
Anëtari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Bledar Skënderi, sqaron se pas djegies së materialeve zgjedhore në Vaun e Dejës, KQZ ka nisur procedurat për zëvendësimin e tyre, duke kontaktuar kompaninë prodhuese.
Ai shton se verifikimi i këtyre fletëve të votimit është shumë e thjeshte nëpërmjet barkodit që këto fletë kanë.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme, KQZ rrëzoi dy kërkesat e Bindjes Demokratike për shpallje të pavlefshëm të procesit zgjedhore në Tiranë dhe Shkodër.
Top Channel