Do të prehen në fshatin Gryksh të Peqinit, familja Kola hap dyert për ceremoninë mortore të katër anëtarëve që vdiqën tragjikisht në Itali Për djathin feta të prodhuar në Korçë synohen tregjet rajonale e më gjerë. Ferma e përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë” përmes mbështetjes financiare të programit të Zhvillimit Rural, ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së djathit në disa varietete të ndryshme. Ajo bashkëpunon me rreth 400 fermerë të zonës për grumbullimin e qumështit.
“Synimi është që produkti feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare. AZHBR ka investuar me një shumë prej 15 milionë lekësh në skemën mbështetëse. Jemi përpjekur që me përzgjedhjen e projekteve fokus t’iu japim atyre projekteve që shtojnë standardin e cilësisë për produktet finale te konsumatori”, tha Frida Krifca, drejtore e AZHB-së.
Kryeministri Edi Rama, që ishte i pranishëm në këtë fermë përmendi si të rëndësishëm formalizmin e tregut të shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij.
“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë”, tha shefi i qeverisë.
Programi i mbështetjes së zhvillimit rural synon evidentimin e produkteve tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar, duke garantuar cilësinë e përmbushur standardet e BE-së.
Top Channel