Parlamenti pritet të votojë një ligj krejtësisht të ri për ndihmën ekonomie dhe pagesat e aftësisë së kufizuar.

Përfituesit e ndihmës ekonomike nuk do të përcaktohen nga këshillat bashkiakë , por nga shërbimi social shtetëror. Ligji i ri për asistencën sociale heq tavanin prej 8 mijë lekë sh për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet.

Të papunët nuk do të përfitojnë asistencë pafundësisht, por do të asistohen me programe punësimi. Ndërkohë përfitimi i pagesës së aftësisë së kufizuar bëhet në bazë të vendimit të komisioneve të posaçme mjekësore.

Në rast se personat me aftë si punësohen, atë herë 4 vite pas nisjes së punë s pagesa e invaliditetit u hiqet. Por kjo gjë u kundërshtua nga shoqatat për mbrojtjen e personave me aftë si të kufizuar.

Skema e re e ndihmës ekonomike e bazuar në një sistem pikëzimi filloi zbatimin në gjithë vendin në janar 2018.

Në total janë mbi 51 800 familje dhe individë që kanë marrë asistencë sociale vitin që shkoi, kurse numri i personave me aftë si të kufizuar ishte 43704.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA