President nga populli? Ngjela: Nuk e lejon Kushtetuta!
02/07/2019 22:25
Spartak Ngjela në një debat me ish-deputetin Përparim Spahiu në emisionin “Open” në Top Channel ka folur lidhur me deklaratën e presidentit Meta për zgjedhje edhe presidenciale në 13 tetor.
“Kushtetuta që të ndërrohet nga parlamentare, në presidenciale duhet të ndërrohen 10 kapituj. Për t’u bërë kjo duhet kohë, nuk bëhet kollaj dhe aq më pak shpejt” – tha Ngjela. “Unë jam me kushtetutën amerikane, jo me këtë tonën. Për ndërrimin e Kushtetutës duhen 94 vota”- tha Ngjela.
Top Channel