
23/02 12:53
Një burrë për pak sa nuk vdiq në shtëpinë e tij, kur një kufomë ra nga qielli në oborr të shtëpisë, vetëm pak metra larg.
Avioni ishte duke u përgatitur për zbritje në aeroportin e Londrës, por kur ka hapur rrotat, një emigrant nga Kenia që ishte fshehur aty duket se ka rënë drejt vdekjes.
Policia zbuloi se viktima ishte fshehur te ndarja ku futej rrota e avionit. Ata gjetën aty ushqim dhe pak ujë. Avioni nsiej nga Kenia, nga ku ka ardhur dhe klandestini.
Autoritetet angleze janë ende në pritje të analizave mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Top Channel